Rudiger nën kritika të forta, Nagelsmann: Ai e di mirë se çfarë duhet të evitojë…

Një episod që ka shkaktuar debat ishte ai i Antonio Rüdiger dhe goditjes me gjurin në fytyrë ndaj Diego Rico, gjatë ndeshjes Real Madrid-Getafe. Ngjarja ka shkaktuar kritika të ashpra ndaj qendërmbrojtësit gjerman, i cili miqësoren ndaj Zvicrës e ka nisur nga stoli dhe nuk ka hyrë në fushë, ndërsa Gjermania triumfoi 4-3.

Trajneri Julian Nagelsmann u pyet për diskutimet rreth lojtarit, i cili ishte në radarët e Juventusit pak para ndeshjes me Zvicrën. “Ne kemi diskutuar rreth tij mijëra herë në 7.000 konferenca shtypi. Është një lojtar që identifikohet fuqishëm me rolin dhe kombëtaren e tij”, – tha Nagelsmann me vendosmëri.

Për sjellje të papërshtatshme në fushë dhe jashtë saj, me ndërhyrje të ashpra dhe herë pas here agresive, debatet mbi Rüdiger kanë ekzistuar gjithmonë. Trajneri gjerman shtoi: “Natyrisht e di që ka një rol modeli. Disa ditë më parë, Rüdiger shprehu dëshirën për të mos përsëritur veprime që nuk pranohen. E dDi mirë çfarë duhet të bëjë në të ardhmen dhe çfarë është më mirë të shmangë”.

Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck e nisën nga minuta e parë, ndërsa Rüdiger qëndroi gjithë 90 minutat në stol.

 

The post Rudiger nën kritika të forta, Nagelsmann: Ai e di mirë se çfarë duhet të evitojë… appeared first on Telesport.