Pas humbjes në shtëpi kundër Bayern Munich, është koha për një analizë të qartë te Real Madrid. Mbrojtësi Antonio Rüdiger foli sot për mediat, duke identifikuar qartë fajtorët pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.
Mbrojtësi gjerman nuk i fshehu vështirësitë, duke drejtuar gishtin nga gabimet e ekipit: “Ne u kthyem në fushë dhe ata shënuan menjëherë. Do të thoja se ia dhuruam të dy golat Bayern. Duhet të bëjmë më mire në ndeshjen e kthimit në Mynih“.
Një referencë e drejtpërdrejtë për gabimet mbrojtëse që i lejuan bavarezëve të dominonin ndeshjen. Rüdiger më pas theksoi një aspekt kyç të lojës që kishte përgatitur në prag të ndeshjes.
“Para ndeshjes, folëm për të mos humbur posedimin e topit, sepse në këtë nivel, është jashtëzakonisht e rrezikshme. Duhej të kishim gjuajtur më shumë, por lojtari i tyre më i mirë ishte Manuel Neuer”, tha Rudiger.
Pavarësisht rezultatit negativ, qendërmbrojtësi i Real Madrid mbetet i sigurt: “Ne ende kemi shpresë ta përmbysim rezultatin në Mynih. Jemi gati të japim gjithçka në 90 minutat vendimtare të këtij sezoni”.
The post Rudiger: Ia dhuruam të dy golat Bayern, na presin 90 minuta vendimtare në Munich appeared first on Telesport.









