Rüdiger akuzoi Cabral për racizëm, FIFA hap procedim disiplinor

FIFA ka hapur një hetim ndaj kapitenit të Pachuca, Gustavo Cabral, pas akuzave për ofendime raciste, pretenduar nga mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rüdiger. “Pas vlerësimit të raporteve të ndeshjes, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur një procedim ndaj Cabral”, – bën me dije organizata ndërkombëtare e futbollit.

Gjatë ndeshjes së zhvilluar të dielën e kaluar, Rüdiger protestoi për fyerjet e marra dhe arbitri aplikoi për herë të parë protokollin e ri kundër racizmit, duke sinjalizuar gjyqtarët anësorë me krahët e kryqëzuar.

Cabral, në përfundim të ndeshjes, u mbrojt duke deklaruar se e kishte ofenduar rivalin vetëm me frazën “frikacak m*ti”, pa asnjë referencë ndaj ngjyrës së lëkurës.

The post Rüdiger akuzoi Cabral për racizëm, FIFA hap procedim disiplinor appeared first on Telesport.