Rüdiger: Ajo që kishim frikë ndaj Bayernit, ndodhi. E “bëmë baltë” te dy golat e pësuar

Antonio Rüdiger, mbrojtësi i Real Madridit, analizoi “pa dorashka” humbjen 2-1 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League: “Po, dolëm në pjesën e dytë dhe pësuam menjëherë gol. Për mua, te të dy golat e bëmë pis, janë dy dhurata”.

Ai tregoi se skuadra kishte folur shumë për ta shmangur “humbjen e lehtë të topave, sepse në këtë nivel është shumë e rrezikshme”, duke pranuar se “ajo që kishim frikë, ndodhi”.

Rüdiger theksoi reagimin e Real Madridit në pjesën e dytë dhe golin e Mbappé që i mban gjallë për ndeshjen e kthimit në Mynih: “Gjithçka hapet me një gol të Mbappé. Patëm raste për të shënuar më shumë…, por në fund të fundit kështu është situata”.

Ai nuk fshehu shqetësimin për mungesën e saktësisë: “Duhet të gjuajmë më shumë…, por në portë. Lojtari më i mirë i Bayernit ishte Neuer”. Gjermani shtoi, duke besuar te përmbysja: “Besim? Sigurisht, gjithmonë”.

 

The post Rüdiger: Ajo që kishim frikë ndaj Bayernit, ndodhi. E “bëmë baltë” te dy golat e pësuar appeared first on Telesport.