Rubio pas takimit me Osmanin: E falënderoj popullin e Kosovës për angazhimin për paqe e stabilitet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se e ka falënderuar Osmanin dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin duke qenë anëtarë themelues të Bordit të Paqes.

“E falënderova presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza”, ka shkruar ai.