Rubio me ultimatum për presidentin e Panamasë: Veprime të menjëhershme për të hequr ndikimin kinez

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua në Panama të dielën me presidentin, José Raul Mulino, në fazën e parë të udhëtimit të tij të parë zyrtar jashtë shtetit si kryediplomati i vendit.

Axios raporton se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i paraqiti Presidentit të Panamasë, José Raul Mulino, një ultimatum.

Në të thuhet se nëse Panama nuk ndërmerr “veprime të menjëhershme” për të hequr ndikimin kinez nga Kanali i Panamasë” atëherë Shtetet e Bashkuara do të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e saj sipas Traktateve Torrijos-Carter”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua në Panama të dielën me presidentin, José Raul Mulino, në fazën e parë të udhëtimit të tij të parë zyrtar jashtë shtetit si kryediplomati i vendit.

Udhëtimi i Rubios do ta çojë gjithashtu në El Salvador, Kosta Rika, Guatemalë dhe Republikën Domenikane.

Ai do të përfshijë bisedime me presidentin Salvadoran Nayib Bukele, Presidentin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves, Presidentin e Guatemalës Bernardo Arévalo dhe Presidentin Domenikane Luis Abinader.

Kjo shënon herën e parë në më shumë se 100 vjet që vizita e parë zyrtare e një Sekretari të Shtetit jashtë vendit është në Amerikën Latine, sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA për Amerikën Latine, Mauricio Claver-Carone.