James Rubin, ish-top zyrtari amerikan që është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria e Gjykatës Speciale si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçi, ka goditur prokurorinë e Hagës se si u bë që pesë vite morën kohë për një rast si ky.
Rubin tha se kur kjo gjykatë nisi punën e vet, ka folur me shumë avokatë të shquar dhe studiues edhe e ka shprehur gatishmërinë për të qenë i qasshëm për mbrojtjedn.
“Para pesë-gashtë vitesh kur dëgjova për këtë Gjykatë, fola me avokatë dhe studiues… Pesë vite u desht me përgatit një rast si ky, s’e kuptoja pse, a është normale kjo? Drjetësi? Fola me shumë avokatë të shquar, që më thanë se kjo është mënyrë e pazakonshme disa krerë shtetërore, njerëz që kanë krijuar vetë këtë, t’i mbash njerëz për pesë vjet pa rast? Për qindra orë këto gjëra më shkuan ndërmend”, tha Rubin.
“Nëse mund të shtoj, unë punova në punë ekzekutive qeveritare në ShBA, dhe kryekëshilltar i Anthony Blinken, gjatë kësaj kohe u desht ët ndaloja çka po bëja, dhe të takoja avokat përnga dëshira për të qenë pjesë e dëshmisë – ishte barrë për mua, njerëzit më thonin pse po e merr këtë barrë. Kur u kërkova formalisht si dëshmitar, mbase para katër viteve”, tha ai.