James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka përfunduar dëshminë, për ditën e tretë me radhë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Rubin tha se ishte privilegj për atë që të japë dëshmi në këtë proces përkundër faktit që ka zgjatur pak si shumë.
“Dua të them që ishte privilegj për mua të jem këtu, pvarësisht se zgjati pak më shumë”, tha Rubin.
Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka përfunduar dëshminë me rikthenim se tërë dëshmia e tij bazohet në se UÇK nuk ka pasur strukturë organizative.
Dëshmitari i dyte i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është amerikani Paul Williams.
Paul Williams ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje