Ruben Amorim me dhimbje koke, humbet për një muaj sulmuesin kryesor

Telashe për Manchester United, që humbët për të paktën një muaj sulmuesin Benjamin Sesko. Slloveni, i cili mungoi edhe në ndeshjet e kombëtares, pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes kundër Tottenham.

Testet nuk zbuluan probleme të rëndësishme, por gjithsesi, Sesko do të duhet t’i nënshtrohet rehabilitimit deri në dhjetor. Ai do të humbasë mjaft ndeshje, duke e bërë me dhimbje koke trajnerin Ruben Amorim.

Pasi mbërriti te “djajtë e kuq” në gusht të këtij viti (lojtari u ble nga Leipzig për mbi 76 milionë euro), Sesko deri më tani ka shënuar 2 gola në 12 ndeshje zyrtare të luajtura për Manchester United, duke mos bindur në fushë.

The post Ruben Amorim me dhimbje koke, humbet për një muaj sulmuesin kryesor appeared first on Telesport.