Manchester United i është shtuar listës së ekipeve që janë në garë për të transferuar Luis Suarez, sipas asaj që raporton “Fichajes”. Nuk bëhet fjalë për yllin uruguaian, i cili është në perëndim të karrierës, por për sulmuesin kolumbian, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit tek Almeria në Segunda Divizion, duke shënuar 27 gola në kampionat dhe 31 gola total në të gjitha kompeticionet.
Forma e mirë e kolumbianit nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë klube të njohura, përfshirë këtu edhe Man. United. Në anën tjetër, Almeria është e gatshme të lejojë largimin e sulmuesit kolumbian, por me një kusht: të paguhet shifra 25 milionë euro.
Fillimisht, Man. United kërkoi Viktor Gyokeres, por suedezi është pranë transferimit tek Arsenal, më pas Victor Osimhen, por nigeriani preferon të transferohet përfundimisht të Galatasaray. Në këtë situatë, Manchester United po ndjek kolumbianin Luis Suarez, duke shpresuar që ai të pranojë të transferohet në “Old Trafford”, ndryshe nga Gyokeres dhe Osimhen.
The post Ruben Amorim kërkon sulmues, Man. United futet në garë për Luis Suarez appeared first on Telesport.