Ruben Amorim i bën direkt dalje, Milan largon dështimin e bujshëm për 35 milionë euro

Rrugëtimit të Santiago Gimenez te Milan i ka ardhur fundi. Sulmuesi meksikan do të largohet vetëm pas një sezoni e gjysmë te kuqezinjtë, ku nuk e ka justifikuar aspak shumën 35 milionë euro që u pagua për të te Feyenoord.

Në sezonin e fundit shënoi vetëm 1 gol. Trajneri i ri i kuqezinjve, Ruben Amorim, nuk e sheh meksikanin si pjesë e projektit të tij, ndaj ai është i lirë të largohet. Zgjidhja e këtij problemi jo pak të vogël për Milanin vjen nga Portugalia.

SportMediaset zbulon se Gimenez është shumë pranë transferimit te Porto. Kampionët e Portugalisë janë të gatshëm për të paguar 35 milionë euro, shifër e vendosur nga Milan për të lënë të lirë sulmuesin. Pavarësisht dështimit te Milan, drejtuesit e Porto-s kanë besim të plotë të cilësitë e 25-vjeçarit dhe e shohin atë si një përforcim ideal për sezonin e ardhshëm.

The post Ruben Amorim i bën direkt dalje, Milan largon dështimin e bujshëm për 35 milionë euro appeared first on Telesport.