RTK së shpejti me magazinë për shqiptarët në Luginë, Sanxhak e Mal të Zi

Në ambientet e RTK-së u mbajt takimi i parë mes drejtorit të TV-RTK-së, Rilind Gërvalla dhe drejtuesve të këshillave kombëtare të Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Malin e Zi, Enkel Rexhepi, përkatësisht Faik Nika.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth projekteve të përbashkëta, raportimeve nga trevat ku jetojnë shqiptarët, si dhe për një magazinë javore që planifikohet të nisë në shtator me skemën e re programore të RTK-së.

Drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla u zotua që dyert e RTK-së do të jenë të hapura edhe për informacionet nga Lugina dhe nga Malësia e Malit të Zi dhe se shumë shpejt do të bëhet ekipi me ndihmën edhe të këtyre këshillave kombëtar, që të realizohet sa më parë ky propozim-projekt i përbashkët.

E lidhur me këtë takim kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi ka shkruar në Facebook, duke e cilësuar atë të frytshëm.

“Gjatë këtij takimi u dakorduam për të nisur shumë shpejt realizimin e një programi të përhershëm televiziv, përmes të cilit do të pasqyrohet jeta, sfidat dhe zhvillimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Sanxhak dhe në komunat shqiptare të Malit të Zi. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes më të thellë kulturore, shpirtërore dhe identitare mes shqiptarëve në të gjitha trevat tona. Faleminderit RTK-së për gatishmërinë dhe mbështetjen për të jetësuar këtë iniciativë me vlerë të madhe kombëtare”, ka shkruar Rexhep

The post RTK së shpejti me magazinë për shqiptarët në Luginë, Sanxhak e Mal të Zi appeared first on Kosovapost.net.