Punëtorët e RTK-së po vazhdojnë grevën e tyre për të kërkuar asgjë më shumë e asgjë më pak sesa pagën e tyre, e për të cilën thonë se do të vazhdojnë derisa të bëhet një zgjidhje.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Gëzim Bimbashi i është përgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit duke thënë se politike nuk është që të takohet paga.
Ai u është përgjigjur dhe zërave se punëtorët në RTK janë pagat e mëdha.
“E kemi përcjellë nuk kishim dashur të lëshohemi shumë në çështje politike, sepse protesta jonë edhe dje është bishtnuar që greva jonë është kinse politike, nuk është politike me kërkuar pagën që të takon me ligj. Vetëm pagën po e takojmë ne, edhe njëherë po e ritheksojë kishte me qenë mirë që të dalim të kërkojmë rritje të pagave, sepse ka ndodh nëpër krejt sektorët në shtet, për çka i gëzohemi si sindikatë dhe si televizion, por si sindikatë është të dalim të kërkojmë rritjen e pagave edhe për punonjësit tanë, është bërë propagandë e madhe se në RTK janë pagat e mëdha. Ejani dhe iu tregojmë sa janë pagat në RTK edhe e shihini se nuk kanë lëviz prej vitit 2006 e deri më sot ku jemi. Është situatë e rëndë dhe shkatërruese për neve duhet bëhet një zgjidhje afatgjate duhet legjislatura e re t’i kthej sytë kah televizioni publik të miratojë ligjin e ri për televizionin publik, të zgjedh formën e përhershëm të pavarur”, theksoi Bimbashi.
Bimbashi i ka bërë thirrje Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të ta bëjë një zgjidhje urgjente për punëtorët e RTK-së.
“Po hyjna në muajin e tretë pa paga. Është situatë shumë e rëndë tek kolegët tanë dhe medium publik. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë masa sa më shpejt të jetë e mundur, sepse është situata emergjente, nuk lejon shumë komoditet për të menduar zgjidhje të ndryshme apo për ta shtyrë si afat sepse ne kemi familje dhe e kemi vështirë me mbijetu. Secili keni familje, po jetoni në Kosovë dhe i dini të ardhurat dhe i dini vështirësitë. I bëjë thirrje kryeministrit Kurti të mos e zgjasë këtë situatë dhe ë bëjë zgjidhje ligjore. Zgjidhje ligjore ka, dhe vetëm duhet të ekzistojë një vullnet i Qeverisë që të alokohen mjetet për RTK. Mjetet dhe buxheti i RTK është i ndarë, por siç e dimë me telashe konstituim të Kuvendit…mungesë të Kuvendit ne i bëjmë thirrje Kryeministrit që të ndërhyjë më shpejt sepse situata nuk pret më. Nuk di as me u shpreh dhe me thënë se në çfarë kaosi jemi derisa e dhe këtë intervistë. “Dy adresime ia kemi bërë menaxhmentit që të bojkotohet fushata elektorale dhe nëse dikush thotë se kjo nuk është ligjore. Atëherë pyetja jonë shkon, a është ligjore me mbetë 70 familje pa pagë të cilat u takojnë me ligj për punën profesionale. I përgëzojë punëtorët e RTK-së për qëndresën e tyre që edhe përkundër telasheve të mëdha po e informojnë publikun. Është një sakrificë e madhe sepse kemi kolegë që udhëtojnë nga qytetet e ndryshme të Kosovës”, tha ai.
Edhe Alban Selimi nga RTK tha se kjo që po ndodhë është turp që punëtorët të vihen në pozitën që të kërkojnë pagën e tyre.
“Kjo protestë që është thirrur nga ka gjetur një mbështetje të një numri të stafit që nuk jemi anëtarë të asnjërës sindikatë, gjithashtu në këto momente kur ne po bëjmë grevë kemi informacioni që përveç neve që nuk jemi anëtarë të sindikatave janë duke e bojkotuar punën edhe anëtarët e sindikatave, gjithashtu edhe te Radion Kosova edhe aty është duke i zhvilluar një grevë e njëjtë. Ne sot në vend se të mblidhemi dhe të flasim për zhvillimin dhe reformën për institucion ku punojmë me vite, ne duhet të flasim për diçka shumë elementare siç është paga dhe na vjen turp që vijmë në një pozitë që duhet të kërkojmë pagat tona”, potencoi Selimi./EO










