RTK negocion pa garë: Kontrata për mirëmbajtjen e softuerëve shkon te kompania e ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës

Radio Televizioni i Kosovës nuk ka lejuar konkurrencë në tenderin për “Mirëmbajtjen e aplikacioneve softuerike në RTK”. Prandaj, ka vendosur të negocjojë këtë kontratë vetëm me një kompani, shkruan Demokracia.com.

RTK ka shpallur fitues të enjten kompaninë “Komtel Project Engineering SH.P.K.” për mirëmbajtjen e moduleve të burimeve njerëzore, financave dhe marketingut. Vlera e kontratës vjetore do të jetë 19,920.00 euro, e cila është 80 euro më pak se planifikimi i cili ishte 20,000.00 euro.

Kompania “Komtel Project Engineering” është në pronësi të Vegim Gashit, një ish kandidat për kryetar të Prishtinës disa vite më parë.

Në Kosovë ka disa kompani që merren me mirëmbajtjen e aplikacioneve softuerike, por institucioni që duhet të shquhet për transparencë, vendosi të negociojë vetëm me një operator. /Demokracia.com/