RTK-ja në gjendje të rëndë: E humb të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kosovës në nëntor

Radiotelevizioni i Kosovës është në gjendje të rëndë financiare, e kjo i ka lënë punëtorët pa paga.

Përveç pagave, televizioni publik ka humbur edhe shërbime. Madje, edhe ndeshjet e kombëtares së Kosovës.

RTK-ja ka humbur të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të nëntorit të Kosovës, ndeshjet jetike për rrugën drejt Botërorit.

Si pasojë e mospagesës së obligimeve në vlerë 180 mijë euro, Digitalb e ka njoftuar RTK-në se nuk do t’ua jap sinjalin e dy ndeshjeve të radhës.

Në Emailin që e ka siguruar Nacionale, Digitalb i ankohet RTK-së për moskompensimin e pagesës.

Në vijim të komunikimeve tona me shkresë zyrtare dhe me email, si dhe njoftimit tuaj për pamundësinë financiare të RTK-së për të paguar detyrimte për ndeshjet e kaluara, por edhe ato të muajit nëntor të Kosovës, që në total shkojnë 180 mijë euro, ju bëjmë me dije se moshlyrja e detyrimeve nga ana e juaj përbën shkelje të akt-marrëveshjes së nënshkruar mes Digitalb dhe RTK, për nënlicensimin e të drejtave të transmetimit të kombëtares së futbollit të Kosovës”, thuhet në këtë Email.

No description available.

Si pasojë, RTK-ja nuk do ta ketë mundësinë e transmetimit të ndeshjeve të muajit nëntor.

“Në këto kushte, sipas pikës 2.6 të akt-marrëveshjes, Digitalb rezervon të drejtën për të ndërprerë në mënyrë të njënashme këtë akt-marrëveshje pa asnjë penalitet, pasi kjo marrëveshje po mbyllet për mosplotësim të detyrimeve tuaja. Me anë të këtij Emaili ju bëjmë me dije se Digitalb nuk do të ofrojë sinjalin ndërkombëtar të transmetimit për RTK për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës në kuadër të kualifikuesve evropiane për Kupën e Botës”, thuhet më tutje në Email.

Si pasojë e mos-miratimit të Buxhetit, RTK-ja është në gjendje të rëndë financiare.

Punëtorët janë pa pagat e nëntori, përderisa partitë nuk po pajtohen për ta miratuar buxhetin në komisione parlamentare.

Në anën tjetër, pushteti nuk po dëshiron të ofrojë hua siç bëri dy muaj më parë.

Si pasojë, punëtorët e RTK-së nesër do të protestojnë.