Së pari “Kryeministrja Ana Brnabiq ka insistuar…” thotë citati i plasuar në RTK, pa u përmendur se Kryeministrja e kujt, pra e Serbisë e kishin fjalën… por ajo s’është fare Kryeministre, as e Serbisë.
Ana Brnabiq në fakt është Kryetare e Kuvendit të Serbisë. Aty ku sot u grushtuan deputetët mes vete. Kryeministër në largim atje është Millosh Vuçeviq.
Qysh raportoi RTK-ja?
“Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka postuar videon ku opozita në Serbi, me gaz lotësjellës dhe vezë ka tentuar të pengojë mbajtjen e seancës plenare. Kryeministrja Ana Brnabiq ka insistuar për vazhdimin e seancës, ndonëse salla ishte mbushur me gaz lotësjellës.” – thuhet aty.


Çka nodhi sot në Kuvendin e Serbisë?
Deputetët e opozitës në Serbi lëshuan të martën dy herë bomba tymi dhe aktivizuan mjete piroteknike në Kuvend.
Krejt kjo pasi deputetët e koalicionit qeverisës miratuan rendit e ditës të cilin opozita e kundërshtoi.
Grushte e tym me deputetët e opozitës që shpalosnin edhe pankarta se “po e rrëzojnë regjimin”.
Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, insistonte se “Revolucioni me ngjyra ka dështuar”