Naim Rashiti, nga Grupi i Ballkanit për Hulumtimin e Politikave, ka reaguar ndaj propozimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ai ka bërë me dije se kjo mund të dërgojë drejt protestave masive qytetare.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se në këtë drejtim mund të kontribuoi politika, mungesa e zhvillimit dhe disa gjera tjera.
“Rryma, politika, mungesa e zhvillimit, cmimet, arsimi, komunikacioni, dalengadale po e pergatitin ambientin per protesta masive”, ka shkruar Rashiti.