Rrugët e Emshirit në gjendje të rëndë pas reshjeve, ankohen banorët

Sasia e madhe e shiut dhe reshjet e borës kanë shkaktuar shumë telashe në qarkullim në rrugët e Kosovës.

Si pasojë e kësaj, qytetarët po kanë goxha probleme dhe dëme.

Një familje e cila banon në lagjen Emshir të Prishtinës, po ankohet se shkaku i ngricave dhe baltës që disa ditë po e kanë të vështirë të dalin nga shtëpia.

“E kemi lajmëru disa herë rastin, po institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë, vetëm thonë “E kemi lajmëruar rastin”. Nuk po dimë çka të bëjmë, kemi fëmijë të vegjël por edhe të sëmurë, e po e kemi të pamundur të lëvizim”, deklaruan nga kjo familje.

Kjo familje tutje theksoi se “balta është krijuar nga uji i madh i cili ka hyrë brenda oborit të shtëpisë”.