Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim familjet e heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Ai përmes një statusi në facebook ka njoftuar edhe për vendimin për emërtim të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë me emrat këtyre heronjëve.
Statusi i plotë:
Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i kanë dhënë rrugë lirisë e Kosovës.
Në shenjë nderimi, babës së Hakifit, vëllaut të Zahirit dhe motrave të Edmondit, ua dhurova kopjen e vendimit për emërtimin e rrugës nacionale Prishtinë–Mitrovicë, “Rruga e tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.
Të përjetësuar janë vepra dhe emrat e tyre!
RH