Pamje të dërguara nga lexues të Gazetës Insajderi kanë ekspozuar gjendjen e rënduar të rrugës Pejë-Prishtinë, e cila vazhdon të jetë problematike për drejtuesit e automjeteve.
Nga fotografitë e pranuara në redaksi, shihen qartë çarje të mëdha në asfalt dhe gropa që, sipas lexuesit, janë mbuluar vetëm për sy e faqe me zhavorr të ri, por pa ndonjë ndërhyrje serioze.
“Janë mbyllur kinse gropat”, tha ai, duke e përshkruar ndërhyrjen si një zgjidhje të përkohshme dhe të papërshtatshme për një rrugë kaq të frekuentuar.









