Qeveria shqiptare ka njoftuar se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për 24 orë, nga data 17 deri më 18 tetor, për të lehtësuar udhëtimin e qytetarëve që duan t’i bashkohen protestës në Tiranë kundër, siç thuhet, padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për bashkim në këtë protestë.
“Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Balluku. / Klankosova.tv