“Rruga Dollc–Gjakovë, autostrada e Gjilanit…”, Bedri Hamza numëron projektet që nuk u përfunduan asnjëherë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për projektet që u filluan dhe nuk u mbaruan.

Përmendi autostradën e Gjilanit, rrugën Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, etj.

Ka thënë se as projektet e nisura nuk mbaruan, lërë më të fillojnë projekte të reja.

“Ka diskrepancë mes nevojave dhe mundësive, por edhe me mundësitë nuk kanë prodhuar rezultate. E marrim për shembull rruga për Pejë e filluar faktikisht ky është viti 5 edhe nuk është përfunduar rruga Prishtinë-Pejë e filluar. Nuk është përfunduar rruga Dollc-Gjakovë e filluar, nuk është përfunduar rruga Prishtinë-Podujevë, as rruga Prishtinë-Mitrovicë, nuk është përfundu autostrada e Gjilanit, e lërë më me fillu ndonjë projekt i ri si hekurudha”, ka thënë ai