Sfidën e largimit të kapakut të shishes, një surfist profesionist e ka ngritur në një nivel shumë më të lartë.
Steel Lafferty nga Florida e Shteteve të Bashkuara, është rrotulluar suksesshëm kur doli nga uji dhe ka heqë kapakun nga një shishe që ndodhej skaj një barke, transmeton Telegrafi.
“Vështirë ishte të llogaritet lëvizja prej 360 shkallëve, si dhe prekja e lehtë me dërrasën e surfit, aq sa për ta larguar kapakun”, ka thënë Lafferty.
Miqtë e tij që filmonin nga barka, janë munduar që ta zënë këndin më të mirë, që përpjekjet e tij të duken sa më mirë.