Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për arrestimin nga Policia e Kosovës, pasi që kishte zhvilluar një aktivitet në të cilin shpaloste dokumente se si ministri i Arsim Ramë Likaj, sipas tij ka bërë plagjitaurë.
Gjinovci tha se pas shoqërimit në Polici, u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nuk kishe elemente të asnjë vepre penale.
Sipas tij, kjo po ndodh për herë të parë gjatë organizimit të aktiviteteve të ngjashme protesutese.
Ai më tej ka shtuar se arrestimi i tij është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe ministri i Brendshëm Agim Veliu.
Gjinovci thotë se Policët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator, ministrin e Arsimit Ramë Likaj.
“Si asnjëherë më parë policia sot ka ardhur dhe ka kërkuar prej nesh me pas lejen. Fatmirësisht ne kemi pasur leje prej komunës. Ne kurrë më përpara nuk kemi marrë leje dhe nuk kemi bërë një njoftim kur kemi organizuar aktivitete protestuese në shesh sepse në shesh nuk e pengon askënd”.