Në pak sekonda, videoja e Federico Dimarco, që festonte kalimin e Bosnjës në finale të “play off”-it të Botërorit u bë “virale”. Pamja, e kapur pas ndeshjes me Irlandën e Veriut, dominoi debatet para finales së Zenicës, e cila u humb me penallti, pas barazimit 1-1, nga axurrët. Pas dështimit të tretë radhazi për kualifikim në Botëror, ajo pamje u rikthye fuqishëm në rrjet.
Shumë përdorues e përdorën për të ironizuar mbrojtësin zikaltër dhe shokët e tij. Nuk mjaftuan as sqarimet e vetë lojtarit: “Dua të them se respektoj çdo klub dhe kombëtare. Ishte një reagim instinktiv, po shikonim penalltitë për të kuptuar kundërshtarin. Nuk kam treguar mungesë respekti ndaj Bosnjës apo boshnjakëve”.
Edhe Edin Džeko e minimizoi situatën: “Ishte diçka normale. Të gjithë kemi preferenca…, por sot me rrjetet sociale duhet të kesh kujdes”. Megjithatë, rrjetet nuk falën: “Karma në formën më të mirë”, – shkruajnë komentet. Madje edhe “Olè” ironizoi: “Çfarë feste, Dimarco!”
The post Rrjetet sociale “gozhdojnë” Dimarcon; nga “çfarë feste” te “karma në formën më të mirë” appeared first on Telesport.










