“Rritjet e pensioneve bëhet për vota, jo për mirëqenie”

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar vendimet e Qeverisë në detyrë Kurti për rritjen e pensioneve dhe shtesave, duke i cilësuar ato si manovra politike në prag të zgjedhjeve lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Gërxhaliu shkruan:

“Ndaleni doren pak ooooo! Mendoni si me fitu e me e rritë buxhetin dhe transparencën në partneritet me sektorin privat, e jo me shpenzu, me premtu e me kalkulu në vota ende pa e fitu dhe miratu buxhetin 2026! E tëra kjo nuk bëhet për mirëqenien por për votë dhe pushtet! #Kosova mbi të gjitha…!”.

Ai shton se vendimet e tilla duhet të fokusohen në menaxhim të përgjegjshëm financiar dhe zhvillim ekonomik, dhe jo si mjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.