Para pak ditësh, qytetarëve të rajonit të Prishtinës të cilët furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, u është bërë apel që mos ta përdorin ujin për pije, kjo pasi që është vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga ky liqen.
Lidhur me këtë, KRU Prishtina ka dalë me hartë ku tregohet zona e prekur me mangan në liqenin e Badocit.
Nga njoftimi thuhet edhe se në bazë të emrit të rrugëve qytetarët mund ta gjejnë zonën e tyre.