Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Gërxhaliu tha se Kosova e ka humb betejën për energji elektrike që në vitet e pasluftës kur mafia ballkanike e shitjes së energjisë elektrike së bashku me patriot ambiental kosovar e stopuan çdo tentativë për të gjeneruar kapacitete të reja prodhuese në Kosovë.
Ai tha se rritje e çmimit të rrymë do të ndikojë në dy dimensione në atë social dhe ekonomik.
Gërxhaliu tha se në aspektin ekonomik do të jetë një goditje për sektorin prodhues dhe sherbimet “Made in Kosova”.
“Kosova e ka humb betejën për energji elektrike që në vitet e pasluftës kur mafia ballkanike e shitjes apo e tregtisë së energjisë elektrike së bashku me patriot ambiental kosovar e stopuan çdo tentativë për të gjeneruar kapacitete të reja prodhuese në Kosovë. Në rend të dytë në Kosovë flitet si të stopohet ngritja e çmimit por askush nuk ka alternativë si të dilet nga situata dhe si të investohet në prodhim të energjisë elektrike. Si është e mundur që Kosova është vendi i dytë në botë me rezerva të litninit dhe i katërti në botë të jetë i varur nga importi i enrgjisë elektrike dhe paradoksi më i madh është se në vitin 2024 Kosova ka importuar 6 milion euro vlerë të thëngjillit, kjo besoj është dëshmia më e mirë e dështimit edhe institucional por edhe strategjik të Kosovës. Nëse je i varur nga importi do të jesh i varur edhe nga lëvizja e çmimeve. Unë e kam brengën të cilën dua ta ndaj në dy dimensione…është dimensioni social dhe dimensioni ekonomik. Në dimensionin social do të jetë një goditje për qytetarët dhe familjet skamnore në Kosovë. Në aspektin ekonomik vetë fakti që flitet për tregun liberal, vetë fakti që pritet që bizneset të depërtojnë në tregun e lirë dhe tregu i lirë nuk ekziston dhe sot kostoja e blerjes më e ultë apo kosotoja e transportit është më e lartë për energji elektrike vërtet do të jetë një goditje për sektorin prodhues dhe sherbimet “Made in Kosova” që do të ndikojë në tkurrje të eksporteve dhe në varshmëri të mëtutjshme nga importi” tha Gërxhaliu për “Gazeta Blic”.