Transportit ajror ka nisur vitin 2026 me një performancë pozitive. Gjatë muajit janar janë realizuar 1,158 fluturime, duke shënuar një rritje prej 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i udhëtarëve arriti në 358,930, ose 4.5% më shumë se në janar 2025.
Riitja është vërejtur si në ardhje ashtu edhe në nisje. Numri i udhëtarëve në ardhje u rrit me 1.4%, ndërsa ai i udhëtarëve në nisje shënoi një rritje më të ndjeshme prej 7.0%.
Derisa në janar të vitit 2025 numri i udhëtarëve në ardhje ishte 154 mijë e 854, në janar të vitit 2026 numri i udhëtarëve ishte 156 mijë e 945.
Ndërkaq numri i udhëtarëve në shkuarje gjatë janarit të vitit 2025 ishte 188 mijë 752, në janar të vitit 2026 numri i tyre ishte 201 mijë 985 udhëtarë.
Këto të dhëna tregojnë për një rritje të kërkesës për udhëtime ajrore dhe një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.










