Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplanë

Në vitin që lamë pas kur ndodhi edhe liberalizimi i vizave, numri i fluturimeve me aeroplan të realizuara ishte 13 mijë e 1 ose 15.8 për qind më shumë së në vitin 2023.

ASK njofton se numri i udhëtarëve në 2024 ishte 4 milionë e 77 mijë e 482 ose 19.2 për qind më shumë sesa në vitin 2023.

 

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2024, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 68 mijë, ose 3.2 për qind më pak sesa në periudhën e kaluar (viti 2023).

Ndërsa, sasia e mallrave të bartura me tren ishte 92 mijë e 426 ton.

Nga ASK-ja bëjnë të ditur se në vitin 2024, në Kosovë janë të regjistruara 518 mijë 861 mjete motorike dhe jo motorike, në raport me vitin 2023 kishte rritje për 12.7 për qind.