Rritet në 246 numri i gazetarëve të vr*arë në su*lmet iz*raelite në Rripin e Ga*zës

Numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 246, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë palestineze në Gaza bëri ​​një deklaratë me shkrim ku jepen detaje për gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës, e cila ndodhet nën sulmet e ushtrisë e Izraelit që nga 7 tetori 2023.

Në deklaratë u publikua një listë me emrat e gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në Rripin e Gazës. Sipas listës në fjalë, numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 246.

Më tej thuhet se 5 gazetarë ndodheshin në mesin e të vrarëve në sulmin ajror që kreu sot ushtria izraelite ndaj spitalit “Nasser” në qytetin Khan Younis, në Rripin e Gazës.

Në sulmin e fundit humbën jetën fotoreporteri i Agjencisë së Lajmeve Reuters, Hossam al-Masri; kameramani i televizionit Al Jazeera me bazë në Katar, Mohammed Salameh; gazetarja për media të ndryshme, përfshirë Independent Arabia dhe The Associated Press (AP), Maryam Abu Deqqa, gazetari i NBC News me bazë në SHBA, Moaz Abu Taha dhe gazetari Ahmed Abu Aziz.

Së fundmi gazetari Hasan Duhvan u vra si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në rajonin Al-Mawasi në qytetin Khan Younis.

Komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave të gazetarisë iu bë thirrje të ngrenë padi kundër Izraelit në gjykatat ndërkombëtare për krimet e tij dhe të ushtrojnë presion mbi qeverinë e Tel Avivit për të ndaluar gjenocidin, vrasjet dhe atentatet kundër gazetarëve palestinezë.

The post Rritet në 246 numri i gazetarëve të vr*arë në su*lmet iz*raelite në Rripin e Ga*zës appeared first on Kosovapost.net.