Rritet interesimi i qytetarëve për të votuar në Shipol të Mitrovicës (VIDEO)

Në shkollën “Shaip Grajqevci” në Shipol të Mitrovicës së Jugut është rritur numri i votuesve pasditen e sotme, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas gazetarit të Klan Kosovës, Flamur Gajtani, atje ka radhë të gjata qytetarësh që po presin për të kryer obligimin e tyre kushtetues – për të votuar.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Nurije Hajdari, ka theksuar se deri pasdite gjithçka ka shkuar mirë në këtë qendër votimi.

Në këtë qendër të drejtë vote kanë 6 mijë e 500 qytetarë, ndërsa deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 1 mijë e 500 persona.

Në raundin e parë të zgjedhjeve ishte raportuar për keqpërdorime të votave në Shipol. /Klankosova.tv

The post Rritet interesimi i qytetarëve për të votuar në Shipol të Mitrovicës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.