As të martën nuk ka ulje të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë.
Çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin njëjtë sikur gjatë ditës së djeshme.
Kështu njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, bazuar në vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal.
Për ditën 07.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.88 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.46 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.74 € për litër.
MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marrë nga ministrja Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.
Në njoftim thuhet se shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.









