Rrëzohet një punëtor në Suharekë, pëson lëndime të rënda në kokë

Një burrë është lënduar pasi është rrëzuar derisa po punonte në një objekt ndërtimi.

Ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe për këtë po trajtohet në QKUK.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Suharekë / 16.03.2025 – 18:40. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit dhe inspektorati i punës. Rasti në hetime.”