Një aeroplan ushtarak transportues rus është rrëzuar në Siri duke vrarë 26 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit që besohet të kenë qenë në bord, thotë ministria e mbrojtjes.
Aeroplani An-26 u rrëzua gjatë uljes në bazën ajrore Hmeimim, pranë qytetit bregdetar sirian të Latakisë, raporton BBC, transmeton Indeksonline.
Aeroplani nuk u sulmua, thonë mediat ruse dhe të dhënat paraprake sugjerojnë se një mosfunksionim teknik mund të ketë shkaktuar rrëzimin.