Rrëzohet në det avioni në Greqi, humbin jetën 2 pilotët

Një avion i vogël është rrëzuar në Greqi, në ujërat e Maleme të Kretës, pak kilometra larg aeroportit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktimë kanë mbetur dy pilotët.

Viktimat janë piloti Theodoros Pantos dhe Konstantinos Karabini. Të dy ishin anëtarë të Aeroklubit të Athinës Perëndimore. Në të vërtetë Theodoros Pontos ishte presidenti dhe ndanin pasionin e tyre për fluturimet. Konstantinos Karabinis ishte baba i dy fëmijëve.

Kujtohet se avioni është gjetur i zhytur në ujë rreth gjysmë milje detare larg plazhit në kufijtë e Malemes dhe Tavronitis, nga një mjet lundrues privat që ka marrë pjesë në hetime dhe në të cilin ndodhej një oficer i Rojës Bregdetare Greke.

Related Posts