Rrëzohet balona me ajër në afërsi të Kapadokias, vdes një person dhe 19 tjerë lëndohen

Një person ka vdekur dhe 19 të tjerë janë plagosur pasi një balonë me ajër u përplas në afërsi të Luginës së Ihlara në provincën Aksaray të Turqisë, raportoi agjencia e lajmeve Ilhas, përcjell Reporteri.net.

Sipas autoriteteve, piloti humbi jetën dhe 19 turistë nga Indonezia mbetën të plagosur, pasi balona u përball me një ndryshim të papritur të drejtimit të erës gjatë uljes pranë fshatit Gozlukuyu.

Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoğlu, tha se “balona po përpiqej të bënte një ulje të fortë kur piloti ra nga ajo dhe këmbët e tij u ngatërruan në një litar.”


Ai bëri të ditur se të plagosurit u dërguan në spital.

/Reporteri.net/