Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale në Hagë rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.
Çitaku ka shkruar se kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi, porse ka vetëm një padrejtësi speciale.
Postimi:
“Nuk kemi autoritet”, paska thënë Paneli Gjykues.
Pra, kanë autoritet të vendosin përtej Kushtetutës, përtej ligjeve, përtej çdo kodi etik dhe njerëzor, por nuk kanë autoritet të largojnë pjesë të aktakuzës?
Në fakt, pikërisht ajo është kompetenca e tyre ekskluzive.
Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.
Ka vetëm një padrejtësi speciale.