Një aeroplan i kompanisë Air India, i cili ishte nisur për në Londër me 242 persona në bord, u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga qyteti perëndimor i Indisë, Ahmedabad, të enjten, njoftuan kompania ajrore dhe policia.
Ministri federal i Shëndetësisë i Indisë tha se “shumë persona” kanë humbur jetën.
Sipas Air India-s, aeroplani ishte nisur drejt Aeroportit Gatwick në Britani, ndërsa zyrtarë të policisë bënë të ditur se ai u rrëzua në një zonë të banuar pranë aeroportit.
/Reporteri.net/