Rrëzimi i aeroplanit “Air India”, shefi i policisë së Ahmedabadit thotë se janë nxjerrë 204 trupa të pajetë

Shefi i policisë së Ahmedabadit, qytet në Indi, GS Malik i ka thënë BBC-së se 204 trupa të pajetë janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të aeroplanit.

Ai gjithashtu tha se 41 të tjerë po marrin trajtim mjekësor.

Ende nuk dihet nëse të gjithë këta persona ishin në bordin e aeroplanit, apo ndodheshin në tokë në momentin e përplasjes.


Në rrjete sociale u publikuan edhe pamje të aeroplanit kur godet objektin, që është konvikt i mjekëve.

Avioni po shkonte për në Aeroportin Gatwick, në jug të kryeqytetit britanik, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit.

/Reporteri.net/