Frazën për shkelje kushtetuese si “superkriminalitet” që e kishte artikuluar vetë Albin Kurti, tash ish-bashkëpartiaku i tij Haki Abazi, ia ka kthyer vetë atij.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ia ktheu prapa 12 ligje të miratuara nga Vetëvendosje në një seancë ku ishin shkelur procedurat.
Abazi përdor gjuhë të rëndë se demokracia në vend është “në lëngim kanceri me metastazim të rrezikshëm”.
“12 Ligje të anuluara nga Gjykata Kushtetuese, e bën Kurtin superkriminel, sipas vetëpërkufizimit, dhe vërteton vdekjen klinike të Kuvendit të Republikës rrjedhimisht Demokracia përfaqësuese është në lëngim kanceri me një metastazim të rrezikshëm”, shkroi Abazi.










