Rrezikon shumë në fund, por Man. United merr fitoren e tretë rresht pas shumë kohësh (video)

Pas shumë sezonesh, Manchester United ka marrë fitoren e tretë rresht në Premier League. “Djajtë e Kuq” kanë mundur në “Old Trafford” 3-2 Brighton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Premier League.

Serinë e golave e hapi Matheus Cunha në minutën e 24-të, braziliani shënoi me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 33-të ishte radha e Casemiro për të dyfishuar shifrat. Braziliani shënon me një goditje të fortë nga distanca, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej lojtarëve miq.

Në minutën e 60-të ishte Bryan Mbeumo që shënoi golin e tretë pas asistit të bukur të Benjamin Sesko. Në minutën e 73-të, një ish- i “Djajve”, Danny Welbeck, shënon për Brighton një supergol nga goditja e dënimit.

Në minutën e 90+2, Brighton shënon golin e dytë me Charalampos Kostoulas, i cili shënon me kokë pas krosimit nga këndi nga James Milner. Edhe pse rrezikoi shumë në fund, Man. United fiton 3-2 dhe ngjitet në vendin e katërt me 16 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Rrezikon shumë në fund, por Man. United merr fitoren e tretë rresht pas shumë kohësh (video) appeared first on Telesport.