Edhe pse kontrata aktuale i skadon në vitin 2027, Hansi Flick mund të largohet shumë më shpejt nga stoli i Barcelonës. Luhatjet e vazhdueshme në lojë dhe në rezultate, mund të bëjnë që Flick ta mbyllë me Barcelonën para përfundimit të kontratës.
“El Nacional” zbulon dy emrat që kanë piketuar drejtuesit e Barcelonës, në rast largimi apo shkarkimi të Hansi Flick. bëhet fjalë për dy njohje të vjetra të katalanasve. I pari është Cesc Fabregas, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme te Como dhe gjithmonë e ka pranuar publikisht që një ditë ëndërron të drejtojë ish-ekipin e tij si lojtar, Barcelonën.
Emri i dytë është ai i Luis Enrique, i cili është në kontratë me PSG-në deri në vitin 2027, por duke ditur dashurinë e madhe që ka për ish-klubin e tij ku fitoi gjithçka në vitin 2025, mund të pranojë rikthehet në krye të katalanasve.
The post Rrezikohet pankina e Flick, Barcelona piketon dy emra “big” për të zëvendësuar gjermanin appeared first on Telesport.











