Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, të drejtën e votës e kanë ushtruar 646 mijë e 829 qytetarë.
Në përqindje, pjesëmarrja e deritanishme në procesin zgjedhor është 32.35%, transmeton Klankosova.tv.
Klan Kosova po vazhdon me mbulimin e saj maratonik të këtyre zgjedhjeve, që janë të dytat me radhë gjatë këtij viti.










