Gazetarja e Klan Kosovës, Hana Selimi është paraqitur qendra e votimit në fshatin Çabër të Mitrovicës, ku ka realizuar një intervistë me menaxherin e kësaj qendre votimit, Arian Veseli.
Ai u shprej se rreth 34 për qind e banorëve të Çabrës kanë shfrytëzuar të drejtën e votes, përcjell Klankosova.tv.
“Deri më tani kanë dalur rreth 350 votues, që në përqindje i bie 34.14 për qind. Qendra e votimit është hapur në kohën e duhur dhe procesi ka ecur mirë. Nuk kemi pasur telashe, s’kemi pasur vërejtje, gjithçka është në rregull”.
“Këtu e kemi tavolinën ndihmëse, është edhe personi zyrtar këtu që jep informacione, por për momentin është në pauzë”, u shpreh tutje ai.
The post Rreth 34 për qind e banorëve të Çabrës kanë shfrytëzuar të drejtën e votës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.