Rreth 1.8 milionë euro në ditë u shpenzuan vetëm për import të veturave gjatë 2025-ës

Veturat vazhdojnë të jenë produkti më i kërkuar nga jashtë për qytetarët, duke lënë pas çdo kategori tjetër mallrash.

Sipas të dhënave të Doganës, gjatë vitit 2025 për blerjen e veturave nga jashtë janë shpenzuar plot 651 milionë euro.

Pas veturave, dervitatet e naftës në vlerë 560 milionë dhe energjia elektrike në vlerë 259 milionë euro plotësojnë listën e tri produkteve më të importuara gjatë vitit të kaluar.