Bashkimi Evropian ka vendosur t’i heq shumicën e masave ndaj Kosovës, por jo të gjitha. Ky vendim erdhi pasi njëri ndër kushtet ishte edhe dorëzimi i pushtetit në mënyrë paqësore në katër komunat veriore.
Megjithatë, pas njoftimit të Besnik Bislimit për këtë çështje, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, kanë shkruar se vendi është pa masa, duke mos e qartësuar se nuk bëhet fjalë për heqje të tërësishme.
Platoforma e specializuar për verifikim të fakteve, Hibrid.info, ka gjetur pasaktësistë e Muratit dhe Manxhukës.














