Rrëmbehet një vajzë në Gjilan

Një vajzë në Gjilan dyshohet se është rrëmbyer nga një person të shtunën në mesditë.

Sipas Policisë, djali i axhës së viktimës ka raportuar se i dyshuari e ka marrë dhe e ka futur pa dëshirë në veturën e tij.

Lidhur me rastin thuhet se është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajzën e axhës së tij, viktimën femër kosovare, pa dëshirën e saj e ka marrë dhe e ka futur në veturën e tij i dyshuari mashkull kosovar dhe ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info/

The post Rrëmbehet një vajzë në Gjilan appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.