Një grua raportohet se është rrëmbyer nga i dashuri i saj mesditën e së shtunës në Gjilan.
Sipas Policisë, rastin e ka lajmëruar djali i axhës së viktimës i cili ka thënë se i dyshuari e ka marrë dhe e ka futur pa dëshirë në veturën e tij.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajzën e axhës së tij, viktimën femër kosovare, pa dëshirën e saj e ka marrë dhe e ka futur në veturën e tij i dyshuari mashkull kosovar dhe ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info/
The post Rrëmbehet një grua në Gjilan appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.











