Rregullohet sistemi i policisë maqedonase, Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se gjendja është kthyer në normalitet

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se tashmë ka filluar që të funksionojë sistemi i palës maqedonase lidhur me situatën me hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së, transmeton KosovaPost.

Nga QKMK është thënë se tani gjendja është kthyer në normalitet.

‘‘Të nderuar, ju informojmë se ka filluar të funksionon sistemi i palës Maqedone dhe gjendja është kthyer në normalitet’’, thuhet në njoftim.

The post Rregullohet sistemi i policisë maqedonase, Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se gjendja është kthyer në normalitet appeared first on Kosovapost.net.